...
HomeKRYESOREELSEID HYSAJ transferohet te Mançester United? Mediat angleze zbulojnë të rejat e...

ELSEID HYSAJ transferohet te Mançester United? Mediat angleze zbulojnë të rejat e fundit

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj ka bërë një sezon të mrekullueshëm te Napoli, duke ngjallur kështu interesin e shumë klubeve europiane.

Prestigjozja britanike “Dailymirror”, i ka kushtuar një material të veçantë interesimit të Mançester United për lojtarin.

Media angleze raporton se për Hysajn ka ardhur një ofertë prej 50 milionë eurosh dhe këtë ofertë mund ta ketë bërë Mançesteri.

“Hysaj i ka thënë klubit të tij dje, se një ekip i madh europian është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për të. Ky ekip, me shumë mundësi është Mançester United, që është interesuar për lojtarin”, shkruan “Dailymirror” ndër të tjera.

Aktualisht lojtari ndodhet në Shqipëri, ku është grumbulluar për ndeshjen e Kombëtares kundër Norvegjisë./Newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.