Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në rrezik për rënien nga KATEGORIA, Ernest GJOKA mbledh forcat:...

Vllaznia në rrezik për rënien nga KATEGORIA, Ernest GJOKA mbledh forcat: Të mësohemi me kryqëzimet më të rëndësishme

Skuadra e Vllaznisë do të luajë ditën e shtunë kundër Skënderbeut, në ndeshjen e javës 27-të të Superiores.

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga kjo ndeshje, trajneri Ernest Gjoka, ka postuar një shprehje motivuese në rrjetet sociale, në të cilën thuhet:

“Ne duhet të mësohemi: Në kryqëzimet më të rëndësishme të jetës sonë nuk ka asnjë tabelë orientuese. Ernest Heminguej.”

Skuadra e Vllaznisë ka patur shumë nevojë për motivim këtë sezon, teksa ndodhet në vendet e fundit të tableës, duke rrezikuar seriozisht rënien.

Ndërkohë, trajneri Gjoka ka punuar shumë me futbollistët edhe me anën psikologjike, pasi në Shkodër prej kohësh mbizotronte një atmosferë jo e mirë./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments