HomeKRYESOREE bujshme / I tradhtoi për Realin! Spanja është pranë shkarkimit të...

E bujshme / I tradhtoi për Realin! Spanja është pranë shkarkimit të trajnerit

Spanja mund të fillojë Botërorin 2018 të premten pa pasur një trajner të parë në pankinë pasi Julien Lopetegui rrezikon shkarkimin.

Lajmin e jep e përditshmja spanjolle “Marca” e cila ka mësuar se krerët e Federatës Spanjolle ndjehen të tradhtuar nga tekniku i cili do të marrë së shpejti drejtimin e Real Madrid.

Federatës nuk i pëlqen koha në të cilën Lopetegui dhe Reali vendosën që të bënin publike marrëveshjen, duke mos pritur fundin e Botërorit por pak ditë para tij, duke tensionuar disi situatën.

Ndaj mbrëmë ka pasur mbledhje të njëpasnjëshme në stafin drejtues të Federatës për të vendosur për vazhdimësinë e Lopeteguit, dhe shumica ka kërkuar më ngulm shkarkimin e tij.

Presidenti Luis Rubiales dukej shumë i inatosur, pasi mediat kanë zbuluar se Lopetegui as nuk e kishte paralajmëruar për negociatat me Realin.

“Ky nuk është momenti për të folur, por do të marrim vendimet që i shkojnë më shumë për shtat ekipit kombëtar.

Do t’i bëjmë gjërat me përgjegjësi”, ishin fjalët e vetme të thëna nga Rubiales një natë më parë, pas mbërritjes në Krasnodar, ku pritet që sot të ketë një mbledhje që do të përcaktojë fatin e trajnerit. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments