Dy ditë më parë është mbyllur kampionati i 15 vjeçarëve në Zonën e Shkodrës, i cili kurorëzoi si ekip kampion atë të Vllaznisë.

Skuadra e drejtuar nga trajnerët Brikeno Bizi dhe Ylad Pirani ka patur një ecuri të shkëlqyer gjatë
gjithë kampionatit.

Në 23 ndeshjet e luajtura, ajo i ka fituar të gjitha duke shënuar plot 83 gola.

Vetë trajnerët nuk kanë dashur të përmendim emrat e lojtarëve të spikatur në këtë ecuri duke dashur të përmendin më shumë rolin e kolektivit në këtë sukses.

Megjithatë, përveç Klevis Bebeziqit që ka marrë edhe diplomën e sportistit më të mirë, në rradhët ka edhe lojtarë të tjerë të talentuar dhe që premtojnë shumë për të ardhmen.

Po kush janë kampionët e kësaj moshe? Më poshtë do të keni mundësinë që përmes një seti fotografik të realizuar nga Gjon Gjeka, t’i njihni të gjithë ata.
www.shkodrasport.com