Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJVëllezërit Inzagi, rivalë këtë sezon në Seria A. Super Pipo zyrtarizohet në...

Vëllezërit Inzagi, rivalë këtë sezon në Seria A. Super Pipo zyrtarizohet në krye të ekipit italian

Tashmë është zyrtare, Pipo Inzagi do të jetë trajneri i ri i Bolonjës në Seria A. Edhe pse nuk ia arriti të ngjiste Venecian në elitën e futbollit italian, atij i është besuar detyra e teknikut tek ekipi i Bolonjës.

Por, Super Pipo siç dihet tashmë, nuk do të jetë i vetmi “Inzagi” në Seria A. Ai do të gjejë aty edhe trajnerin e Lacios, të vëllain, Simone, i cili ka rezultuar i suksesshëm tek bardhekaltrit.

Një lajm tjetër që qarkullonte në mediat italiane, është ai i Roberto De Zerbit, që është zyrtarizuar gjithashtu në stolin e Sasuolos, me një kontratë 2 vjeçare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments