Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJIsh- futbollisti i Vllaznisë kualifikon Dritën në turin e parë të Champions...

Ish- futbollisti i Vllaznisë kualifikon Dritën në turin e parë të Champions League

Ekipi i Dritës ka bërë historinë, duke u kualifikuar në fazën e para eliminatore në Champions League, teksa mundi në finalen e paraeliminatoreve, ekipin nga Gjibraltari, Linkoln.

Ishte dopieta e ish- futbollistit te Vllaznise Liridon Lecit, që çoi ekipin nga Gjilani në këtë kualifikim historik.

Që në minutën e dytë, Leci shënoi të parin, por ishte Koral që barazoi në minutën e 61-të. Duke qenë një raund vetëm me një takim, gjithçka u shty në shtesë.

Me fillimin e shtesave, Gerbeshi për Dritën mori kartonin e dytë të verdhë, por ata nuk u dorëzuan, dhe në sekondat e fundit të shtesës së parë, fituan një penallti, dhe Lopes nga ekipi i Gjibraltarit u ndëshkua me të kuqe për karton të kuq.

Më pas, Leci nuk fali nga pika e penalltisë. Pati kohë edhe për një kundërsulm të Shabanit, që gjeti edhe golin e tretë, por edhe për Nezirajn, që vulosëm rezultatin 1-4

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments