Aventura e sulmuesit shkodran, Sindrit Gurit, nuk kishte si të niste më mirë se me një dygolësh në ndeshjen miqësore që Ostende arriti të fitonte me rezultatin 1-2 përballë Zeuvelentes.

Tashmë Guri është duke parë larg për sezonin e ri në Belgjikë dhe objektivi që i ka vendosur vetes, është realizimi i 15 golave.

Në një intervistë për “Supersport”, sulmuesi është shprehur se e ka parë nivelin në Belgjikë dhe një shifër e tillë për realizimin e golave është mëse e aritshme.

“Objektivi im personal është që të shënoj 15 gola. E kam parë nivelin këtu dhe nuk e shikoj të paarritshme. Njerëzit kanë interesim të madh për futbollin dhe kjo është gjë e mirë, pasi ky sport për ata luhet.

Sa i përket Kombëtares, shpresoj të jem gjithmonë pjesë e Shqipërisë dhe të jap më të mirën si në çdo futbollist shqiptar që do të përfaqësojë fanellën kuqezi.

Për Kombëtaren jam gati të jap më të mirën dhe pres gjithmonë të më vijë ftesa”, ka thënë Guri.