VAR-i ishte risia e madhe e Botërorit të Rusisë dhe vetëm duke u bazuar në ndeshjet e zhvilluara në fazën e grupeve, mund të thuhet se ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm.

Këtë e konfirmon edhe figura e njohur e arbitrimit, Kolina, i cili në një prononcim për “Sportmediaset.it”, shprehet se deri tani janë kontrolluar 335 episode nga ana e VAR-it, për ndeshjet e zhvilluara në grupet e Botërorit.

“335 episode janë kontrolluar deri tani. Nëse e marrim me një mesatare për ndeshje, atëherë rezulton se janë parë 7 raste për ndeshje.

Nga këto episode, 17 kanë qenë të para direkt nga gjyqtari në ekranin ku shfaqej përsëritja e aksionit.

Më pas janë 14 vendimet e ndryshuara pas pamjeve të servirura nga VAR-i dhe 3 të konfirmuarat”, ka thënë Kolina. /vipsport/