Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Plas” te Barcelona, “divorc” mes Pique dhe Messi

“Plas” te Barcelona, “divorc” mes Pique dhe Messi

Mediat sportive spanjolle kanë publikuar sot se Gerard Pique dhe Leo Messi nuk flasin me njëri-tjetrin.

Sipas “El Chiringuito”, dy nga lojtarët kryesorë të Barcelonës janë zënë pas rezultateve të këqija të katalanasve në ndeshjet e fundit.

Mendohet se mbrojtësit nuk i pëlqen aspak fakti që argjentinasi, që tanimë është kapiten i skuadrës, nuk flas pothuajse kurrë me mediat pas një ndeshjeje të dobët të Barçës.

“Pique i ka thënë Messit që të përballet me mediat kur nuk shkojnë mirë punët. Sipas mbrojtësit spanjoll, Messi flet vetëm kur shkon në Argjentinë. Ndërsa Messi ia ktheu duke i thënë që rezultatet e këqija vijnë nga gabimet në mbrojtje”, thotë një burim për “El Chiringuito”.

Marrëdhënia Messi-Pique duket se është prishur përfundimisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments