Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShtubina: Fjala titull nuk është për Laçin, jemi shumë larg

Shtubina: Fjala titull nuk është për Laçin, jemi shumë larg

Një nga lojtarët më me eksperiencë te Laçi, Ndriçim Shtubina është “sakrifikuar” shpeshherë te skuadra kurbinasve, duke mbuluar shumë pozicione dhe duke luajtur edhe i dëmtuar.

Pas ndeshjes kundër Flamurtarit, mbrojtësi Shtubina tha: ” Fjala titull për ne nuk duhet ta dëgjojmë se është shumë larg, se kemi lojtarë të rinj e nuk e durojnë presionin për titull.

Skuadra po luan mirë, lufton, çdo ekip ka probleme po do t’i rregullojmë në stërvitje.

E rëndësishme për mua është të jem në lojë, se minutat më mbajnë në formë, nuk ka rëndësi se ku, trajneri vendos ku jap më shumë dhe ka nevojë skuadra.

Laçi i vitit të kaluar, treshja e sulmit u largua, u munduam ti zëvendësojmë pro nuk është e lehtë. Do kohë, Skuadra e ruan agresivitetin dhe shpirtin garës që e ka pasur ndër vite.

Kampionati është shuam i fortë. Janë lojtarë që kanë vrapuar shumë, këta që kanë ardhur duan kohë”,- tha Shtubina./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments