HomeKRYESORETentativa e fundit e FSHF-së për të bindur talentin e Bajernit, zbardhet...

Tentativa e fundit e FSHF-së për të bindur talentin e Bajernit, zbardhet takimi në Athinë

Sinqeriteti vlerësohet gjithmonë. Edhe atëherë kur “vret”, nuk na pëlqen apo është kundër interesave tona. Për të mos folur në mënyrë të përgjithshme, por të shkojmë direkt dhe në temë: Meritan Shabani, talenti i Bajernit, për të cilin Kombëtarja shqiptare ka shfaqur interes për ta grumbulluar, është duke pritur Gjermaninë.

Të paktën kështu konfirmojnë burime pranë lojtarit dhe familjarëve të tij, të cilët e kanë vlerësuar faktin dhe këmbënguljen që kanë shfaqur nga Federata Shqiptare e Futbollit për 19- vjeçarin.

Mesfushori me tipare sulmuese është rritur shumë në vitet e fundit dhe me Hejnkesin arriti që edhe të aktivizohej si në miqësore, ashtu edhe në ndeshjet zyrtare.

Tentativa- Federata shqiptare nuk dëshiron ta humbasë një tjetër talent dhe duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, e ka kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme lojtarin dhe familjarët e tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments