Sinqeriteti vlerësohet gjithmonë. Edhe atëherë kur “vret”, nuk na pëlqen apo është kundër interesave tona. Për të mos folur në mënyrë të përgjithshme, por të shkojmë direkt dhe në temë: Meritan Shabani, talenti i Bajernit, për të cilin Kombëtarja shqiptare ka shfaqur interes për ta grumbulluar, është duke pritur Gjermaninë.

Të paktën kështu konfirmojnë burime pranë lojtarit dhe familjarëve të tij, të cilët e kanë vlerësuar faktin dhe këmbënguljen që kanë shfaqur nga Federata Shqiptare e Futbollit për 19- vjeçarin.

Mesfushori me tipare sulmuese është rritur shumë në vitet e fundit dhe me Hejnkesin arriti që edhe të aktivizohej si në miqësore, ashtu edhe në ndeshjet zyrtare.

Tentativa- Federata shqiptare nuk dëshiron ta humbasë një tjetër talent dhe duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, e ka kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme lojtarin dhe familjarët e tij.