Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERekord unik në 129 vjet histori të futbollit anglez

Rekord unik në 129 vjet histori të futbollit anglez

Tre skuadra në garë për titullin në Premier Ligë. Një betejë sa e ashpër, aq edhe spektakolare në fushë. Mançester Siti, Liverpul dhe Çelsi po i përgjigjen njëra-tjetrës ndeshje pas ndeshje, duke vendosur edhe një rekord unik.

Në 129 vjet histori të futbollit në elitën e futbollit anglez, nuk kishte ndodhur asnjëherë që tre skuadra të mos e njihnin humbjen pas 12 javëve të para.

Ecuri fantastike e tre skuadrave, të cilat kanë treguar se lufta do të vazhdojë deri ne fund.

Mançester Siti kryeson renditjen në Premier Ligë me 32 pikë, pas 10 fitoreve dhe 2 barazimeve.

Ecurisë së jashtëzakonshme të “sitizens” i janë përgjigjur Liverpuli (30 pikë pas 9 fitoreve dhe 3 barazimeve) si edhe Çelsi që i ndjek me 28 pikë (8 fitore dhe 4 barazime)./sport-ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments