HomeKRYESOREAnglia përmbys në fund ndaj Kroacisë dhe siguron kualifikimin në fazën finale

Anglia përmbys në fund ndaj Kroacisë dhe siguron kualifikimin në fazën finale

Anglia ka përmbysur gjithçka në 15 minutat e fundit në Wembley duke mposhtur Kroacinë 2-1, një rezultat që i jep kryesimin e grupit 4 të League A dhe që i mundëson kualifikimin në fazën finale të Nations League. Ishte një ndeshje fantastike në Londër, sidomos në pjesën e dytë, dhe në fund ishin anglezët ata triumfuan me meritë.

Anglia e nisi mirë ndeshjen dhe Sterling kishte mundësinë e parë për të shënuar, por goditja e tij pritet nga portieri Kalinic. Pak sekonda më pas ishte Harry Kane që iu afrua golit, por goditja e tij ishte e pasaktë. Pjesa e parë flet vetëm për vendasit, me kroatët që mundohen të mbrojnë duke qëndrua shumë mbrapa dhe të shfrytëzojnë kundërsulmet. Duhej pritur minuta e 38’ që ballkanasit të krijonin një mundësi të mirë kur Perisic del vetëm për vetëm me portierin Pickford, por goditja e tij përfundon mbi traun e portës.

Dy minuta më pas, Barkley ishte i pafat teksa edhe goditja e tij përfundon jashtë kuadratit. Pas pushimit ndeshja bëhet më e barabartë, dhe në një nga aksionet e paktë në zonën kundërshtare, Kroacia arrin të zhbllokojë rezultatin në minutën e 57’ me golin fantastik të Kramaric. Anglia mundohet të reagojë menjëherë, por e ka shumë të vështirë të depërtojë në zonën kroate dhe e vetmja mënyrë që vendasit tregohen të rrezikshëm janë goditjet standarde.

https://twitter.com/K000RA2018/status/1064181287399886848

Dhe në minutën e 78’ anglezët shfrytëzojnë më së miri një goditje këndore duke shënuar golin e barazimit me Jesse Lingard. Ndeshja mbetet e hapur pasi skuadrave u duhet fitorja për të avancuar në finalet e kompeticionit. Kroacia ka një mundësi shumë të mirë me Vida, por goditja e tij me kokë ndalet në vijën fatale nga Lingard.

Në minutën e 86’ ishte Harry Kane ai që shtyu topin në rrjetë pas krosit të bukur nga e majta nga Chilwell duke përmbysur rezultatin. Kroacia mundohet të bëjë diçka në minutat e fundit të takimit, por vendasit e ruajtën me zotësi avantazhin duke marrë një rezultat të madh.

https://twitter.com/UpdatesRams/status/1064183079256932352

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments