I hedhur në lojë në pjesën e dytë, ylli i Real Madridit, Gareth Bale, u mundua t’ia ndryshonte rrjedhën miqësores në “Elbasan Arena”. Ai shpërtheu ndaj gjyqtarit kryesor, duke pretenduar për një penallti, gjatë ndërhyrjes së Migjen Bashës në zonën e portës kuqezi.
Nuk ka pranuar të flaës për mediat, mbas humbjes 1-0, duke qenë jo pak i mërzitur, por përmes rrjeteve sociale ka gjetur mundësinë të falënderojë tifozët e shumtë uellsianë, që kishin udhëtuar për të mbështetur kombëtaren e tyre.
“Rezultat shumë zhgënjyes sonte! Por, një falënderim i madh për të gjithë ata që udhëtuan”, – shkruan Bale në “Twitter”, duke pasur parasysh tifozët uellsianë, që kishin bërë kilometra të tëra për këtë miqësore dhe gati ishin më të shumtë në numër se vendësit.
Very disappointing result tonight! But a massive thank you to all those that travelled 👏🏴 pic.twitter.com/ZyIEITrWFQ
— Gareth Bale (@GarethBale11) November 20, 2018


