Panik te Brazili, por sidomos te PSG para ndeshjes vendimtare me Liverpulin në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi ka lënë fushën e lojës pas vetëm 8 minutave mbrëmë, në miqësoren që Brazili fitoi 1-0 ndaj Kamerunit.

Nejmar ishte zi zakonisht titullar por që në minutën e katërt filloi të bisedonte me stafin mjekësor të ekipit, në minutën e 8, ai u shtri në tokë dhe dukej qartësisht që kishte probleme muskulore, ndërsa u bë zëvendësimi i tij me Riçarlison që hyri në fushën e lojës.

Ishte pikërisht futbollisti i Everton ai që vendosi fatin e kësaj ndeshje me një gol me kokë në fundin e pjesës së parë duke treguar se është një element shumë i rëndësishëm i këtij cikli të ri që ka filluar e që ka synim të kthejë përsëri “seleçaon” te sukseset ndërkombëtare pas një periudhë të gjatë zhgënjimesh në turnetë madhorë. /vipsport/