Për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Uellsit kanë shkruar edhe mediat e huaja. Njëra prej tyre, ndër më të rëndësishmet, “skysports.com”, bën analizën e saj mbi 90-minutëshin e “Elbasan Arena”, si dhe vlerëson me nota lojtarët e të dyja skuadrave, bazuar në performancën e tyre. Ja çfarë shkruan konkretisht:

“Penalltia e Bekim Balajt i dha Shqipërisë fitoren 1-0 në miqësoren ndaj Uellsit, të martën në mbrëmje. Një mbrëmje që pa Chris Gunter të bëhet lojtari me më shumë ndeshje të Uellsi histori. Shqipëria shënoi në pjesën e dytë, pasi Taulant Xhaka, vëllai i madh i mesfushorit të Arsenalit, u rrëzua në zonën kundërshtare, pas një dyluftimi të butë me Harry Wilson.

Sam Vokes kishte humbur më herët një shans të artë për Uellsin, nga një distancë shumë e vogël nga portta e shqiptarëve. Kjo humbje do të thotë që Ryan Giggs e mbyll vitin 2018 me pesë humbje, një barazim dhe tri fitore.

Gunter arriti Neville Southall në rekordin e 93 ndeshjeve me Uellsin në këtë miqësore, ndërsa Gareth Bale dhe Aaron Ramsey e nisën nga stoli, duke u aktivizuar në pjesën e dytë. Uellsi pretendoi për një penallti, çka e tërboi Gareth Bale, pasi Migjen Basha fluturoi në këmbët e Wilson”.

Sa i përket vlerësimit të lojtarëve, “skysports.com” jep notën 7 për tre lojtarë kuqezinj: Etrit Berisha, Taulant Xhaka dhe Bekim Balaj. Tek Uellsi, vetëm një lojtar ka marrë notën 7, i cili është Brooks. Njeriun e ndeshjes ka shpallur Taulant Xhakën, i cili mori penalltinë e kthyer në golin e fitores nga Balaj.

Notat e lojtarëve:
Shqipëria: Berisha (7), Lila (6), Hysaj (6), Veseli (6), Grezda (6), Basha (6), T.Xhaka (7), Mavraj (6), Balaj (7), Uzuni (6)
Zëvendësues: Memushaj (5), Lilaj (5)
Uellsi: Ward (6), Roberts (6), Lawrence (6), Lockyer (6), Gunter (6), Allen (5), King (6), James (6), Brooks (7), Wilson (6), Vokes (5)
Zëvendësues: Woodburn (6), Ramsey (5), Bale (5), Freeman (5), Matondo (6)
Njeriu i ndeshjes: Taulant Xhaka