Nga ana sportive situata nuk është aq e mirë te Bayern Munich, por nga ana financiare gjithçka është në rritje.

Kampionët rekord të Gjermanisë e kanë mbyllur më së miri sezonin 2017/18. Fitimi është 647,4 mln euro, rreth 17 mln euro më shumë se një sezon më parë.

Nëpërmjet vlerës së tretë më të lartë të historisë, klubi do të ketë më shumë mundësi të blejë lojtarë në merkaton e ardhshme.

Shefi Karl-Heinz Rummenigge: “FC Bayern Munich është shumë i kënaqur me rezultatet e vitit në aspektin ekonomik.

“Përveç suksesit sportiv të sezonit të kaluar me triumfin në Bundesliga, edhe nga ana ekonomike klubi ka kaluar një sezon shumë të mirë.”

Aktualisht Bayern nuk ndodhet në një situatë të mirë sportive. Bavarezët janë në vend të pestë të renditjes, shtatë pikë më pak se kryesuesit e Dortmund.