Kosova ka mposhtur Azerbajxhanin 4:0 në ‘Fadil Vokrri’ dhe kështu ka siguruar Play-Off’in në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes, për mediat ka folur edhe Presidenti i FFK-së Agim Ademi i cili ndër të tjera ka konfirmuar edhe një lojtar i cili do të vijë të luaj për Kosovën.

“Lojtari i parë të cilit do t’ia kompletojmë dokumentet është Lorent Sadiku”, është shprehur Ademi.

“Kam qenë i bindur në fitore, pasi këta djem janë të bekuar nga legjenda, Fadil Vokrri”.

Dua t’i falënderoj lojtarët që e mbajtën premtimin rreth fitores historike. Ishte një kampanjë shumë e mirë, pasi kemi krijuar një grup të mirë dhe dua t’i falënderoj të gjithë për këto rezultate”.

“Besoj shumë në këtë grup, në punën e trajnerit dhe jam shumë i lumtur me punën e tyre që e ndjenjë obligim për sukseset e vendit”, ka shtuar më tej Ademi.