Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBundesliga pasurohet me shqiptarë, një tjetër debuton përkrah kampionit të botës!

Bundesliga pasurohet me shqiptarë, një tjetër debuton përkrah kampionit të botës!

Quhet Leon Dajaku dhe luan me të rinjtë e Stuttgart, por trajneri i tij i ka bërë një dhuratë të madhe mbrëmjen e të dielës. Vetëm 17 vjeç, i grumbulluar me ekipin e parë, futbollisti nga Kosova debutoi përballë Borussia Mönchengladbach në fushën e këtyre të fundit. Ai u hodh në fushë në minutën e 75-të të ndeshjes.

Në skuadër me Pavard, kampionin e botës me Francën, por edhe Mario Gomez, ish-bomberin e kombëtares së Gjermanisë, Dajaku ka qenë i emocionuar.

Pas aktivizimit të Dajakut, numri i shqiptarëve në Bundesligë rritet. Në këtë nivel luajnë edhe Amir Abrashi, Milot Rashica, Admir Mehmeti, Elvis Rexhbecaj e Florent Muslija. Dajaku aktivizohet me Gjermaninë U-18, pasi ka nënshtetësi gjermane. Lindur dhe rritur në Gjermani./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments