Për të dytën javë me rradhë te Basania ndihen “të vjedhur”. Duke filluar nga ndeshja e javës së kaluar me Tërbunin dhe për të vijuar me këtë të së shtunës që shkoi ndaj Veleçikut, drejtuesit dhe futbollistët e kësaj skuadre kanë qenë shumë të mërzitur me arbitrimin
Si rrjedhojë e të cilit, skuadra i ka humbur të dy ndeshjet dhe kjo padyshim që ka shkaktuar jo pak probleme për ecurinë e skuadrëss. Trajneri Arbër Shytani e ka ngritur zërin në të dy rastet në deklaratat e dhëna për mediat duke aluduar se “nuk mund të luajmë kundër 14 vetëve”.
Por nga ana tjetër edhe presidenti Ermir Shimaj duke ripostuar deklaratën e trajnerit në rrjetet e tij sociale, ka shprehur edhe qëndrimin e tij, madje të ashpër teksa shkruan:
“Përsëritet sërish edhe këtë javë e njëjta situatë…. Ne po investojmë me dashamirësi në futboll, ndërkohë që me investimin tonë po tallen arbitrat (për t’mos thënë më shumë) !!!
Të pakten për në kategoritë e ulta të cilat i njoh mirë, niveli i pasionit dhe i ndërgjegjes në sektorin e arbitrimit është tejet, tejet i ulët me përjashtime të rralla në aspektin pozitiv. Kjo situatë nuk mund të pranohet më dhe realisht po shqyrtoj të gjitha opsionet, edhe terheqjen nga kampionati”.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


