Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREPërballen dy rivalët e Vllaznisë, në Shijak priten rekord tifozësh

Përballen dy rivalët e Vllaznisë, në Shijak priten rekord tifozësh

Erzeni këtë sezon ka një skuadër cilësore, me kualitete dhe synimi është Superiorja. Humbja e javës së shkuar në Burrel, sikur ka trazuar pak situatën në skuadër, megjithatë nuk dorëzohen.

Në Shijak janë të përqendruar te sfida që do të zhvillojnë nesër me skuadrën e Dinamon. Duke qenë se do të jetë një duel mes dy ekipeve që do të luftojnë për vendin e dytë në Grupin A, pritet që të letë edhe një numër të madh ultrasish në stadiumin “Tofik Jashari”.

Tifozët e Erzenit nuk i ndahen skuadrës së tyre të zemrës në çdo ndeshje, ndërsa dueli me blutë kryeqytetas për vetë synimet që ka kundërshtari pritet që të mbushë shkallët e “Tofik Jasharit”.

Nderkohe nga Shkodra kane deklaruar se nuk e kane shume mendjen tek kjo perballje. Per ta e rendesishme eshte vetem qe Vllaznia te vazhdoje te ece perpara ne kete menyre qe po e ben deri me tani sepse vetem keshtu mund ta thelloje edhe me shume diferencen me ndjekesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments