Sporti nuk është një lojë vetëm për sportistët. Gazetari Gjergj Marku na sjell një foto nga Fushë-Milot, ku një motër, me veshjen e saj karakteristike, është duke luajtur volejboll me vajzat e zonës.

“Në Fushë-Milot në lojë dhe motër File. Një shembull unik i motër File Gështenja për punën që bën në edukimin dhe argëtimin e rinisë së asaj zone dhe më gjerë“, shkruan gazetari duke hedhur në rrjetet sociale edhe foton e realizuar paraditen e sotme.

Vetë Motër File Gështenja tregon më shumë për aktivitetin e kryer në Fushë-Milot. “Mësojmë të shenjtërojmë çdo ambient dhe aktivitet i cili është në dobinë tonë dhe nëpërmjet lojës.

Faleminderit për miqtë nga Miloti në ndeshjen e miqësisë“, shkruan Motër File në rrjetet sociale, duke hedhur edhe selfie nga aktiviteti./newsport/