HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVllaznia zbardh formacionin për nesër. Ja kush do luajë ndaj Veleçikut

Vllaznia zbardh formacionin për nesër. Ja kush do luajë ndaj Veleçikut

Nesër në orën 13,30 në fushën sportive “Reshit Rusi” do të luhet ndeshja e fundit e këtij viti, ajo në mes Veleçikut pritës dhe Vllaznisë. Kuptohet që kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet sepse koplikasit pas fitores së fundit në Fushë- Krujë kanë rihyrë në pesëshen e parë dhe prandaj i duhet pikë edhe ndaj kuqebluve.

Por edhe këta të fundit nuk mund të gabojnë më sepse gara sa vjen e vështirësohet. Ekipi shkodran ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e fundit stërvitore dhe tashmë çdo gjë duket gati për sfidën e nesërme.

Po ashtu edhe trajneri Lika duket se e ka të qartë 11-shen që do të hedhë në fushë. Kështu, në portë do të jetë përsëri Sherri ndërsa para tij do të jetë treshja e mbrojtjes e përbërë nga Zeqaj, Ignat dhe Malota. Më të avancuar në krahë do të luajnë Gocaj e Gurishta ndërsa në qendër të mesfushës do jetë sërish dyshja Krymi- Tafili.

Ndërkohë treshja ofensive do të jetë e përbërë nga Lika dhe Hajdari që do të jenë në mbështetje të brazilianit Junior. Siç shikohet, është i njëjti formacion që ka qenë edhe në katër ndeshjet e fundit, çka tregon se stafi teknik nuk ka ndër mend të ndryshojë asgjë edhe këtë herë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments