HomeKRYESOREElis Bakaj nuk di të ndalet në Bjellorusi, merr çmimin më të...

Elis Bakaj nuk di të ndalet në Bjellorusi, merr çmimin më të rëndësishëm

Elis Bakaj po kalon një moment fantastik në kampionatin bjellorus me skuadrën e Shakhtjor Soligorskut duke shënuar gola rregullisht dhe duke dhënë asiste për shokët e skuadrës.

Paraqitjet e tij me klubin bjellorus, janë vlerësuar maksimalisht duke qenë se sulmuesi Bakaj ka marrë edhe një vlerësim nga klubi.

Ai është vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit duke qenë se në 32 ndeshje, ka arritur të shënojë 12 gola në të gjithë kompeticionet dhe ka dhënë edhe 8 asiste për shokët. Ai ka arritur të fitojë këtë çmim të rëndësishëm individual me 63% të votave.

“Faleminderit të gjithëve që më zgjodhët mua futbollistin më të mirë të vitit. Premtoj se vitin e ardhshëm do të jap më të mirën për ekipin tim. Ndihem shumë i lumtur që edhe sezonin e ardhshëm do të jem pjesë e këtij ekipi me këto tifozë të mrekullueshëm”, u shpreh Bakaj. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments