Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORILAJMI I FUNDIT/ Vllaznia e femrave mëson kundërshtarët e turit të dytë...

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia e femrave mëson kundërshtarët e turit të dytë në ‘Champions League’

Vllaznia e femrave ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilin do të ndeshet në turin e dytë të “UEFA Women’s Champions League”. Shorti është hedhur pak minuta më parë në Nion të Zvicrës dhe shkodranet kanë rënë pjesë e grupit 6.

Në gjysmëfinalen e këtij grupi, Vllaznia do të ndeshet me skuadrën fituese të grupit 5 të turit të parë. Që do të thotë se do të ndeshet me njërën prej Flora Talin (Estoni), Spartak Myjava (Sllovaki) dhe Mgarr (Maltë)

Shanset janë të mëdha që me secilin prej këtyre kundërshtarëve të mundshëm, kampionet e Shqipërisë të kalojnë në finalen e grupit. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Apollon i Qipros do të ndeshet me skuadrën fituese të grupit 4 të turit të parë që përbëhet nga këto skuadra: Czarni (Poloni), Athlone Town (Irlandë), WFC Nike (Gjeorgji) dhe Skopje 2014 (Maqedonia e Veriut).

Tashmë mbetet për t’u mësuar se ku do të luhen ndeshjet e këtij turi, teksa janë përcaktuar datat kur gjysmëfinalet do të luhen më 5 gusht dhe finalja e grupit më datë 8 gusht.

Vllaznia pavarësisht emrave me të cilët do të ndeshet, do të tentojë të kalojë në turin e tretë megjithëse vështirësia duket e madhe por duke shpresuar që edhe ndeshjet të luhen në Shkodër, ka shumë besim se mund t’ia dalin.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments