Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia pritet të bëjë një ndryshim në stafin e saj teknik, duke afruar si përgatitës atletik italianin Dario Ieva. Sipas informacioneve të fundit nga burime të sigurta të “Shkodra Sport”, Ieva pritet të mbërrijë nesër në Shkodër, ku do t’i bashkohet kuqebluve në prag të fazës përgatitore për Kupat e Europës dhe për sezonin e ri.
Italiani nuk është emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi më herët ka qenë pjesë e Flamurtarit të Vlorës, ku ka shërbyer si përgatitës atletik në periudhën e sezonit 2024-2025, duke qenë pjesë e stafit teknik të klubit vlonjat gjatë një aventure kur trajner ishte Andrea Agostinelli.
Tashmë, Vllaznia do të shtojë në organikën e saj një profil me eksperiencë ndërkombëtare në përgatitjen fizike, në një moment kyç të ndërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


