HomeKRYESOREShqiptari problematik sërish thyen rregullat, klubin pezullon sulmuesin

Shqiptari problematik sërish thyen rregullat, klubin pezullon sulmuesin

Pak vite më parë, Donis Avdijaj shihej si një nga talentet më premtuese në Europë dhe megjithëse në moshë të re, Shalke i vuri një klauzolë që shkonte deri në 49 milionë euro.

Megjithatë, fama e parakohshme duket se e dëmtoi sulmuesin që tashmë aktivizohet në kampionatin holandez me Uillemin.Edhe në skuadrën e tij, ai po shfaq probleme duke marrë edhe një pezullim nga klubi për shkak të thyerjes së disiplinës.

Në grumbullimin për takimin ndaj Emenit në transfertë, Donis Avdijaj së bashku me 3 futbollistë të tjerë kanë braktisur hotelin fshehurazi, duke u larguar në drejtim të Gjermanisë, 30 km larg tyre.

Kjo gjë, është marrë vesh nga drejtuesit e klubit të cilët kanë vendosu që të marrin masë ndëshkuese ndaj Avdijajt, Timon Uellenreutherit, Tomas Meisner dhe Atakan Akainakbaksten duke mos i përfshirë as në listë për ndeshjen që skuadra e tyre fitoi 0-2. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments