HomeKRYESORERooney, simboli i Manchester United nuk njihet nga sigurimi në Old Traford

Rooney, simboli i Manchester United nuk njihet nga sigurimi në Old Traford

Wayne Rooney ishte në Old Traford për ta parë ndeshjen ndërmjet Manchester United dhe Huddersfiled në mbështetje të teknikut të ri Solskjaer, por sigurimi i stadiumit në Old Traford nuk e njohu atë, transmeton Gazetasheshi.com.

Sigurimi në hyrje të stadiumit e ka kontrolluar detajisht ish-yllin e kësaj skuadre, i cili në këtë impiant ikonik qëndroi për 13 sezone dhe realizoi 253 gola. Megjithëse është një legjende e klubit ai ka vendosur për tu futur në stadium si një tifoz i thjeshtë duke rrespektuar edhe kontrollet nga sigurimi.

Rooney duket se po i sjell fat trajnerit Solskjaer, pasi që në dy ndeshjet në të cilat ishte i pranishëm, tekniku i ri norvegjez shënoi fitore me United-in e tij, duke e pasuar për mrekulli kështu teknikun portugez Jose Mourinho.

“Lojtarët duken të ngazëllyer me ndryshimet e fundit. Jam i sigurt që me përkushtim dhe impenjim do të arrihen gjitha objektivat”, ka deklaruar Rooney.

Ditë më parë ai dha një deklaratë të çuditshme, me ç’rast tha se edhe punëtorët e kuzhinës ishin mërzitur me Mourinhon.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments