Wayne Rooney ishte në Old Traford për ta parë ndeshjen ndërmjet Manchester United dhe Huddersfiled në mbështetje të teknikut të ri Solskjaer, por sigurimi i stadiumit në Old Traford nuk e njohu atë, transmeton Gazetasheshi.com.

Sigurimi në hyrje të stadiumit e ka kontrolluar detajisht ish-yllin e kësaj skuadre, i cili në këtë impiant ikonik qëndroi për 13 sezone dhe realizoi 253 gola. Megjithëse është një legjende e klubit ai ka vendosur për tu futur në stadium si një tifoz i thjeshtë duke rrespektuar edhe kontrollet nga sigurimi.

Rooney duket se po i sjell fat trajnerit Solskjaer, pasi që në dy ndeshjet në të cilat ishte i pranishëm, tekniku i ri norvegjez shënoi fitore me United-in e tij, duke e pasuar për mrekulli kështu teknikun portugez Jose Mourinho.

“Lojtarët duken të ngazëllyer me ndryshimet e fundit. Jam i sigurt që me përkushtim dhe impenjim do të arrihen gjitha objektivat”, ka deklaruar Rooney.

Ditë më parë ai dha një deklaratë të çuditshme, me ç’rast tha se edhe punëtorët e kuzhinës ishin mërzitur me Mourinhon.