Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBukmejkërsat fiksojnë datën dhe orën kur Mourinjo do të zyrtarizohet te Reali

Bukmejkërsat fiksojnë datën dhe orën kur Mourinjo do të zyrtarizohet te Reali

Solari në rrezik? Sipas bukmejkërsave anglezë ai është i shkarkuar. Ata janë të bindur për këtë. Humbjet me CSKA-në e Moskës, Eibarin dhe Real Sociedadin, dy prej tyre para publikut madrilen, i kanë humbur shumë pikë trajnerit argjentinas në sytë e drejtuesve të ekipit, aq më tepër pas deklaratave që nuk janë në një linjë me politikën e klubit.

Në këtë situatë, Solari do të shkarkohet. Kur? Shumë shpejt, sipas bukmejkërsave anglezë, të cilët kanë gati edhe zëvendësuesin, Zhoze Mourinjon, që do të rikthehet te Reali. Sipas “Sun”, portugezi është i preferuari i Florentino Perezit, i cili asnjëherë nuk e ka fshehur simpatinë për të.

Bukmejkërsat në Angli janë të bindur se Mourinjo do të vijë te Reali brenda janarit dhe ky opsion ka koeficientin 7. Duke parë që Reali do të luajë dy ndeshje këtë javë, bukmejkërsat kanë dalë në përfundimin se trajneri portugez do të zyrtarizohet mesnatën e së dielës, pra direkt pas ndeshjes me Betisin.

Kujtojme se Mourinho ka vetem pak kohe qe eshte i papune, pikerisht pas largimit nga Manchester United por duket se nuk do t’i duhet te qendroje edhe shume kohe pushim./ Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments