HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi Martini: Qarri, me Rilindjen jam vite drite larg. Po afrojnë zgjedhjet,...

Edi Martini: Qarri, me Rilindjen jam vite drite larg. Po afrojnë zgjedhjet, kujdes Kamzën!

Reagimi i presidentit të Kamzës Naim Qarri dhe thirrja e tij ironike në adresë të Edi Martinit për të punuar e mbledhë vota për Rilindjen, nuk mund të kalonte pa një tjetër përgjigje nga ana e shkodranit të njohur.

Përmes një postimi në facebook, Martini i ka kujtuar numrit 1 të klubit të Kamzës prejardhjen e familjes së tij dhe faktin tjetër se nuk ka përfituar asgjë nga partitë.

“Zoti Qarri dua të të them se flet përçart. Vij nga nje familje e persekutuar brez mas brezi dhe se prinderit e mi kane vujtur si shumica e njerezve qe kane pase biografine e keqe.

E dyta, po te them se ne jetem time nuk kam perfituar nga partite aq me teper me rilindjen qe jena vite drite larg, por gjithqka e kam ndertuar me djersen dhe gjakun tim.

Sa i perket asaj tjetres, po te them se ke info shume te gabuar. Gjithsesi ju uroj te shpetosh Kamzen kete vit se po na afrojne zgjedhjet”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments