HomeKRYESORETë hënen grumbullohet sërish Kombëtarja U20. Do jenë edhe pesë lojtarë nga...

Të hënen grumbullohet sërish Kombëtarja U20. Do jenë edhe pesë lojtarë nga Vllaznia, ja emrat

Të hënen kombëtarja U20 do të zhvillojë grumbullimin e rradhës. Për tre ditë me rradhë në Durrës, trajneri Biturku do të zhvillojë disa seanca stërvitore me futbollistët që ka përzgjedhur. Nga sa bëhet e ditur prej vetë klubit Vllaznia, nga rradhët e tij këtë herë janë ftuar plot pesë futbollistë në këtë grumbullim.

Bëhet fjalë për portierin Kristi Qarri, mbrojësit Elmir Lekaj dhe Serjan Repaj si dhe dy mesfushorët Uheid Hoxha e Eridon Qardaku.

Thirrja e pesë futbollistëve nga ekipi U19 i Akademisë Vllaznia që vetëm pak ditë më parë fitoi Kupën e Shqipërisë, është treguesi më i mirë i vlerave që këto futbollistë kanë.

Megjithatë karriera e tyre ka ende rrugë për të bërë dhe padyshim që ftesa të tilla në kombëtare janë një nxitje më shumë për të ecur edhe më përpara.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments