HomeKRYESOREVideo / Zënkë se kush do kryejë goditjen e dënimit, Medel godet...

Video / Zënkë se kush do kryejë goditjen e dënimit, Medel godet me shpullë Quarezma-n

Besiktas ka fituar 3-2 ndeshjen e radhës ndaj Konyaspor në Super Lig turke. Megjithatë, e gjithë vëmendja e rrjeteve sociale ka shkuar te episodi i sherrit mes dy shokëve të ekipit Gary Medel dhe Ricardo Quaresma.

Pasi skuadra e tyre kishte fituar një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm, dy ish-lojtarit e Inter donin ta kryenin goditjen.

Mes tyre plasi një zënkë në mes të fushës dhe Medel ka goditur Quarezma me një shpullë të mirë pas koke. Shokët e ekipit kanë ndërhyrë duke qetësuar gjakrat./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments