Tuesday, July 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKonfirmohet lajmi i 'Shkodra Sport', zyrtarizohen trajnerët e Akademisë Vllaznia për sezonin...

Konfirmohet lajmi i ‘Shkodra Sport’, zyrtarizohen trajnerët e Akademisë Vllaznia për sezonin e ri

Sezoni i ri po afron dhe tek Akademia Vllaznia tashmë kanë nisur nga puna. Gjëja e parë që drejtuesit e saj kanë bërë ka qenë emërimi i trajnerëve të rinj. Në fakt ka pak ndryshime në listën e saj dhe ajo çka na bën të kënaqur është se Gazeta “Shkodra Sport” i ka rënë në të edhe kësaj here duke i lajmëruar saktë të gjithë saktë të gjithë këto emërime.

I vetmi ndryshim që konstatojmë është që Florind Bardulla nuk do të jetë zëvendëstrajner tek ekipi U11, por do të jetë trajner i parë tek ekipi U11- B ngaqë nisur nga numri i madh i fëmijëve të rregjistruar janë hapur dy ekipe tek kjo grupmoshë, ndërsa tek ekipi U11- A trajner do të jetë Safet Osja.

Nga ana tjetër trajner i portierëve do të vazhdojë të jetë Ideal Lekiqi, ndërsa drejtori i Akademisë është sërish Alban Neziri. Kuptohet që misioni i të gjithë këtyre trajnerëve është rritja dhe formimi i talenteve të rinj kuqeblu.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments