Tuesday, July 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare pas një arresti...

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare pas një arresti kardian Artan Pogoni

Sporti shqiptar është në zi, ndërsa ka ndërruar jetë Artan Pogoni. Lajmi tragjik për 54-vjeçarin u raportua sot më 28 korrik, kur edhe dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Pogoni po pushonte në bregdedin e Radhimës, kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Ndërkohë raportohet se u transportua nga autoambulanca e Radhimës drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por pa shenja jete.

Doktor i Shkencave, Profesor Universitar Pogoni me një formim të gjerë akademik, ishte i mbështetur në katër diploma universitare. Ai ndërtoi karrierën e tij në fushën e shkencave sportive, duke u fokusuar në rekreacionin sportiv dhe në metodologjitë e trajnimit sportiv.

Angazhimi kërkimor ishte i përqendruar në fushën e stërvitjes sportive, volejbollit dhe rekreacionit sportiv. Ai ka një kontribut të qëndrueshëm në literaturën shkencore, me 12 botime akademike dhe 2 tekste mësimore, të cilat shërbejnë si referencë për studentët dhe profesionistët e fushës. Përmes këtyre botimeve, Dr. Pogoni ndikoi në pasurimin e bazës teorike dhe praktike të shkencave sportive në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments