Përjashtimi i Breel Embolo në ndeshjen Argjentinë-Zvicër, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, erdhi si pasojë e një interpretimi të gabuar të rregullores.
Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB), organi që përcakton rregullat e lojës, sqaroi se klauzola për gabimin në identifikimin e lojtarit, gjë për të cilën arbitri u thirr nga VAR-i, mund të përdoret vetëm për të identifikuar futbollistin që ka kryer faullin dhe jo për të rishikuar apo ndryshuar vetë faullin, si në rastet e simulimit.
IFAB bëri të ditur se do të rishikojë protokollin e VAR-it. Gjatë Kupës së Botës pati dy raste të simulimeve që nuk u konstatuan në fushë, por u “korrigjuan” nga VAR-i. Në SHBA-Paraguaj, arbitri Danny Makkelie fillimisht ndëshkoi me karton të verdhë amerikanin Tim Ream për një ndërhyrje ndaj Miguel Almirón, por më pas, pas rishikimit, kartoni iu dha paraguajanit.
E njëjta situatë ndodhi edhe me Leandro Paredes ndaj Embolos. Sipas IFAB, të dyja rastet nuk duhej të ishin rishikuar, edhe pse vendimet përfundimtare ishin të sakta./telesport/


