Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlinsman lëshon alarmin: Gjermania një fuçi baruti

Klinsman lëshon alarmin: Gjermania një fuçi baruti

Ish-trajneri i kombëtares gjermane, Jyrgen Klinsman, e shikon momentin në të cilën ndodhet ish-ndihmësi i tij, Joakim Lëv, pas përjashtimit të tre bavarezëve nga përfaqësuesja, me rrezik shpërthimi.

“Kjo është një fuçi baruti”, thotë ish-sulmuesi i “pancerave” gjatë një interviste për “Bild am Sonntag”. Lëv e ka vendosur veten nën presion pasi nxori në pension të parakohshëm Humelsin, Boatengun dhe Mylerin dhe Klinsi thotë: “Tani ai duhet të jetë i suksesshëm. Duhet të gjejë rezultatet e duhura.

Sepse në këtë moment, futbolli gjerman po lëviz ndërkombëtarisht me një nivel shumë të ngadaltë. Tani tifozët duan të shohin që ai të funksionojë”.

54-vjeçari, i cili e udhëhoqi Gjermaninë drejt vendit të tretë me Lëvin asistent në 2006, vazhdoi: “Pas triumfit në Botërorin e 2014-ës, u krijua një ndjesi arrogance. Është ndezur drita e kuqe

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments