Saturday, August 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPresidenti Duka uron Mario Mitajn për transferimin tek Genoa: Shqipëria është krenare...

Presidenti Duka uron Mario Mitajn për transferimin tek Genoa: Shqipëria është krenare me ty!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar futbollistin e kombëtares kuqezi Mario për kontratën e re të nënshkruar dje me klubin italian të Seria A, Genoa. Ja çfarë shkruan numri 1 i futbollit shqiptar në postimin e tij:

“Urime Mario Mitajt për hapin e ri në karrierë dhe transferimin te Genoa!

Një tjetër dëshmi se futbolli shqiptar po fiton gjithnjë e më shumë respekt dhe vlerësim në arenën ndërkombëtare. Talenti, puna dhe përkushtimi i futbollistëve tanë po shpërblehen në kampionatet më të forta të Europës.

Çdo kuqezi që ngjitet në skena të mëdha frymëzon brezin e ri, lartëson emrin e Shqipërisë dhe na bën të gjithëve krenarë.

Jam i bindur se Mario do ta përfaqësojë me dinjitet futbollin shqiptar edhe në Serie A.

Suksese në këtë aventurë të re, Mario! Shqipëria është krenare për ty!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments