Shqipëria e nis fushatën e saj kualifikuese me takimin delikat që luhet në ‘Loro Boriçi’ përballë Turqisë. Ky takim është i një rëndësie të veçantë për kuqezinjtë duke qenë se është ndeshja e parë dhe një fillim i mirë në ndeshjen e parë do të ishte një hap i rëndësishëm për kualifikimin më tej.
Sa i përket formacionit, Kristian Panuçi ka bërë jo pak surpriza duke luajtur me rreshtimin 5-3-2 ku në qendër të mbrojtjes janë pozicionuar Gjimshiti, Ismajli dhe Veseli, ndërkohë që nga krahët luajnë Hysaj dhe Balliu. Mesfusha i është besuar eksperiencës së Abrashit, Xhakës e Memushajt, ndërkohë që para luajnë Uzuni dhe Bekim Balaj.
Nga ana tjetër, nuk ka surpriza dhe ashtu siç pritej, sulmi i është besuar dyshes Jillmaz-Tosun që do të ndihmohen nga ylli i Milanit, Çalhanollu.
Formacionet:
Shqipëria: Berisha, Balliu, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Xhaka, Abrashi, Memushaj, Uzuni, Balaj.
Trajner. Kristian Panuçi
Turqia: Gynok, Kaldirim, Gonyl, Demiral, Aian, Belëzogllu, Takdemir, Jokushllu, Çalhanollu, Rosun, Jillmaz.
Trajner. Senol Gunesh









