Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARENë Shkodër nis festa e rikthimit, Vllaznia luan në “Loro Boriçi

Në Shkodër nis festa e rikthimit, Vllaznia luan në “Loro Boriçi

Vllaznia edhe sfidën ndaj Korabit, ashtu si edhe dy javë më parë ndaj Besëlidhjes do ta zhvillojë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shkodranët tashmë e kanë siguruar Superioren, ndërsa drejtuesit kanë menduar tashmë që të afrojnë edhe tifozët, duke qenë se skuadra e siguroi edhe matematikisht ngjitjen dhe do të luajë në elitë sezonin tjetër.

Shumicën e ndeshjeve shtëpiake të këtij kampionati shkodranët i kanë zhvilluar në “Reshit Rusi”. Mirëpo, edhe këtë fundjavë do të luajnë në “Loro Boriçi”, një sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00.

Trajneri Agim Canaj ashtu si edhe e ka deklaruar, në këtë ndeshje do t’iu japë më shumë hapësira lojtarëve të rinj./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments