Vllaznia edhe sfidën ndaj Korabit, ashtu si edhe dy javë më parë ndaj Besëlidhjes do ta zhvillojë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shkodranët tashmë e kanë siguruar Superioren, ndërsa drejtuesit kanë menduar tashmë që të afrojnë edhe tifozët, duke qenë se skuadra e siguroi edhe matematikisht ngjitjen dhe do të luajë në elitë sezonin tjetër.

Shumicën e ndeshjeve shtëpiake të këtij kampionati shkodranët i kanë zhvilluar në “Reshit Rusi”. Mirëpo, edhe këtë fundjavë do të luajnë në “Loro Boriçi”, një sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00.

Trajneri Agim Canaj ashtu si edhe e ka deklaruar, në këtë ndeshje do t’iu japë më shumë hapësira lojtarëve të rinj./vipsport/