Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U17 mund 2-0 Tiranën kryesuese. Spikat Arjet Bizi

Vllaznia U17 mund 2-0 Tiranën kryesuese. Spikat Arjet Bizi

Vllaznia U17 ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj kryesueses së kampionatit, Tiranës, në ndeshjen e luajtur paraditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Një fitore që gjithsesi nuk është se i rregullon shumë gjëra kuqebluve në renditje dhe për momentin ata e shohin veten jashtë play off-it.

Në takimin ndaj bardhebluve protagonisti kryesor i suksesit ka qenë mesfushori Arjet Bizi. Në minutën e 24-të ai ka shënuar golin e parë të ndeshjes duke kaluar në avantazh Vllaznia U17. Një futbollist ky i cili ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm të këtij ekipi në sezonin e fundit.

Në pjesën e dytë ndërkohë, si rrjedhojë e presionit të vendasve ka ardhur edhe goli i dytë i tyre. Në fakt ka qenë autogoli i Gjokës ai që ka mbyllur ndeshjen me fitoren e Vllaznia U17 me rezultatin 2-0.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments