HomeKRYESOREFiton 30.000 euro në javë, por luan me këpucë të grisura. Njihuni...

Fiton 30.000 euro në javë, por luan me këpucë të grisura. Njihuni me lojtarin “viral” të Premier League

Jack Grealish ishte një nga lojtarët, që e bënë realitet ëndrrën e kthimit të Aston Villa në Premier League. Dhe e ka bërë këtë me këpucë të grisura sporti, pamja e të cilave nuk ka lënë indiferent askënd.

Të mësuar për ta parë botën e futbollit me këpucë luksoze dhe skajshmërisht komode në ditët e sotme, lojtari në fjalë, që paguhet 30.000 euro në javë, kishte menduar të na kujtonte kohët e vështira, edhe në këtë drejtim. Ai luajti me një palë këpucë sporti të bardha, të markës “Nike”, që ishin të grisura.

Arsyeja? Kjo i jep fat, ose të paktën kështu beson ai. “Kur u ktheva nga lëndimi, këpucët ishin të reja dhe me to arrita të shënoja dy gola e të jap disa asiste”, – tha Jack Grealish në një intervistë për “Sky Sports”, nga fusha e blertë e “Wembley”, pasi Aston Villa kishte fituar 2-1 ndaj Derby County. – Mendova se këto ishin këpucët e mia me fat, prandaj duhej t’i mbaja ato”.

Sidoqoftë, nuk është hera e parë në këtë sezon, që Grealish vihet në qendër të vëmendjes për kësi gjërash, jo për paraqitjen e tij. Në sfidën kundër Birmingham City, kapiteni i Aston Villa u sulmua nga një tifoz, i cili u fut në fushën e gjelbër për ta goditur nga mbrapa, kur kishin mbetur 10 minuta nga fundi i lojës.

Ndërkohë që lojtari qëndroi në tokë, tifozi la fushën duke festuar sulmin e tij. Në fund, Jack “mori hak” dhe shënoi golin e fitores së Aston Villa./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments