Ish-trajneri i Kombëtares U-21, Redi Jupi ka “skanuar” mbylljen e Superiores për sezonin 2025-2026, teksa Egnatia u shpall kampione. Jupi është shprehur me bindje të plotë se skuadra rrogozhinase nuk kishte luajtur më mirë në edicionin që lamë pas, pavarësisht triumfit:
“Lojtarët e Egnatias kishin thënë që kishin luajtur më mirë gjatë gjithë vitit. Nuk është e vërtetë. S’kanë luajtur më mirë gjatë vitit Egntia. Gjatë gjithë sezonit, kemi pasur perceptimin dhe ndjesinë që Dinamoi dhe Egnatia kanë pasur skuadra më të mira se të tjerat.
Vllaznia ka luajtur shumë mirë futboll në fillim. Elbasani tregoi kompaktësinë, energjia, një skuadër që e mbulonte fushën shumë mirë. Dhe në fund Final Four që vendosi gjithçka. Egnatia si e para u shpall kampione.
Për Elbasanin në pozitën e nënkampiones, s’është ndonjë dështim i madh. Kurse për Vllazninë dhe Dinamon, ka probleme shumë të mëdha, pavarësisht se ekipi e Ilir Dajës e shpëton disi triumfi në Kupë.
Përsa i takon ndeshjes Egnatia – Dinamo, kryeqytetasit për asnjë moment nuk u futën në lojë për të respektuar këtë fazë të kampionatit”.


