Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Mehdi Çoba dhe Fjoart Jonuzi nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së Drenicës. Dy futbollistët, që iu bashkuan ekipit kosovar gjatë merkatos së janarit 2026, kanë mbyllur bashkëpunimin me klubin kuqezi pas vetëm pak muajsh.
Çoba dhe Jonuzi ishin pjesë e grupit të ish-futbollistëve të Vllaznisë që u transferuan te Drenica, por aventura e tyre në Kosovë rezultoi e shkurtër.
Largimi i tyre vjen pas disa problemeve që po kalon klubi i Drenicës, i cili nuk është në periudhën e tij më të mirë financiare. Ndërkohë, të dy lojtarët janë tashmë në kërkim të një ekipi të ri për të vijuar karrierën.


