Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDeklaratat në distancë, Vllaznia e pëson dhe mbetet pezull

Deklaratat në distancë, Vllaznia e pëson dhe mbetet pezull

Në Shkodër duket se futbolli po përjeton momentet më të vështira! Deklaratat e kryebashkiakut Valdrin Pjetri pak ditë më parë ndaj administratorit të Vllaznisë, Suad Lici në lidhje me përzgjedhjen e lojtarëve për sezonin e ardhshëm duket se ka stopuar edhe merkaton e kuqebluve.

Këtë javë priteshin disa firma, duke filluar që nga trajneri e disa lojtarë nga tregu vendas dhe ai i huaj, por mesa duket situata do të vijojë që të jetë e paqartë edhe në javët në vijim.

Kampionati fillon në fund të gushtit, ndërsa disa skuadra të Superligës luajnë në Europë, kurse Vllaznia si rrallë herë në dekadat e fundit, akoma nuk ka ndërtuar grupin për të përballuar kampionatin e Superiores,

pa përmendur nisjen e stërvitjes apo edhe fazën përgatitore, që me shumë mundësi do zhvillohet në Shkodër…, por ende nuk ka asnjë datë!/Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments