HomeKRYESOREJuventus zyrtarizon De Ligt, bardhezinjtë tregohen dinakë në kontratën me Ajaksin

Juventus zyrtarizon De Ligt, bardhezinjtë tregohen dinakë në kontratën me Ajaksin

Tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht, Matijs De Ligt është futbollisti më i ri i Juventusit. Të shumtë ishin klubet pretendente për të fituar shërbimet e yllit të mbrojtjes, megjithatë në fund bardhezinjtë e mbyllën me sukses operacionin dhe kanë firmosur me 19-vjeçarin. Ndërkohë, klubi torinez ka zbuluar edhe disa nga detajet e kontratës me holandezin.

De Ligt ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, ndërsa ajo që bie në sy është marrëveshja me klubin e Ajaksit. ‘Harkëtarët’ ishin treguar këmbëngulës për shifrën e 75 milionë eurove, të cilat Juventusi i ka përmbushur.

Megjithatë, ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Ajaksit për ta paguar këtë shumë në pesë vitet e ardhshme nëpërmjet kësteve dhe jo menjëherë, ndërkohë që klubi holandez mund të përfitojë deri në 10.5 milionë bonuse.

Në këtë formë, Juventusi i ka shpëtuar rëndesës së bilancit financiar, ndërsa nëse do t’i paraqitet mundësia mund të ketë luksin për të kryer edhe një tjetër goditje në merkato. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments