HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBatuta e menaxherit shkodran, Gjyrezi: Jemi bërë si Andora, eliminohemi që në...

Batuta e menaxherit shkodran, Gjyrezi: Jemi bërë si Andora, eliminohemi që në tur të parë

Që futbolli shqiptar nuk po kalon momente të mira, kjo tashmë që nuk ka as më të voglin dyshim dhe e kanë të qartë të gjithë.

Por në fakt ka edhe prej atyre që ëndërrojnë gjëra të bukura ashtu siç shpresuan tifozët e Partizanit, Kukësit, Teutës dhe Laçit për kalimin e turit të parë në Kupat e Europës ku ato morën pjesë.

Nuk ndodhi kështu dhe pas të kuqve që u eliminuan dje, sot ishte rradha e tre ekipeve të tjera për të pësuar të njëjtin fat.

4 skuadrat shqiptare që morën pjesë në edicionin e sivjetëm të Kupave të Europës sollën 4 eliminime dhe në 8 ndeshje ato kanë shënuar vetëm 3 gola!.

Zhgënjimi është i madh tek të gjithë dhe ajo që spikat ka qenë një status i menaxherit të njohur shkodran Dritan Gjyrezi i cili shkruan: “Jemi bere si Andora ku eleminohen te gjithe ekipet qe ne tur te pare”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments