Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdriçim Shtubina largohet nga Laçi. Mundësi rikthimi tek Vllaznia?!

Ndriçim Shtubina largohet nga Laçi. Mundësi rikthimi tek Vllaznia?!

Laçi arriti të bënte një paraqitje mjaft të mirë në Ligën e Europës, aty ku barazoi 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Hapoel Ber Shevës dhe u mund 1-0 në ndeshjen e kthimit. Me eliminimin nga Liga e Europës, nga Laçi ka pasur edhe shumë firo ku pas Selmanit e Elerit, është larguar një tjetër futbollist.

Ndriçim Shtubina nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Laçit dhe ka qenë vetë futbollisti ai që ka dhënë një njoftim të tillë. Shkodrani i cili në sezonin e fundit ishte golashënuesi kryesor i Laçit, ka provuar të luajë në mbrojtje, në mesfushë dhe në majë të sulmit, ku në çdo pozicion ka shkëlqyer.

“KF Laçi, shumë faleminderit për këto 2 vite që ishim bashkë. Po largohem me respektin më të madh. Nuk dua të vazhdoj me listën e falënderimeve sepse lista është shumë e gjatë. Me respekt, Ndriçim Shtubina”, shkruhej në postimin e futbollistit i cili ka qenë edhe pjesë e Vllaznisë e Kukësit./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments